Lajme

E rëndë/ 61-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i QSUT-së

Një 61-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i Qendrës Spitalori Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.