Lajme

E rëndë në Fushë-Kosovë: Një person humb jetën pasi bie në hapësirën e ashensorit

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës.

Viktima dyshohet se ka rënë në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim.

Moneytizer Paragrafi 2

“Sipas udhëheqësit të intervenimit, rreth orës 13:47 kemi pranuar njoftimin se një person ka rënë në një vend ku do të vendosen liftët në ndërtesa gjatë ndërtimit, duke rënë në një thellësi,” tha për Sinjalin zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra.

Ndërkohë lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sot në stacionin policor të Fushë Kosovës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Agron Rrahmani, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Artikull i sponzorizuar



ks