Lajme

E rëndë në Greqi, plagoset me armë 36-vjeçari shqiptar

Pak më parë, një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht, po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.