ShowBizzz

E rëndë në Itali! Për motive xhelozie, Shqiptari vret gruan, lë pas 4 fëmijë

Pas 48 orësh në spital, shqiptarja Etleva Kanolja Bodi ka humbur jetën në Itali.

31-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj Selami Bodi, teksa çifti lanë jetimë 4 fëmijë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona.

Vëllai i së ndjerës shkruan se motra e tij humbi jetën për shkak të xhelozive që kishte burri i saj.

Ai shton se në atë mbrëmje kur ndodhi ngjarja është kontaktuar nga nipi i tij 13-vjeçar i cili ka parë ngjarjen me sy.



lokimagazine