Lajme

E rëndë në Itali, shqiptari dhunon brutalisht ish-bashkëshorten! Si 47-vjeçari e priti të dilte nga shtëpia e saj dhe ta rrihte me grushte

Një lajm i rëndë ka tronditur qytetin e Pordenones në Itali, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar sot, pasi akuzohet për përndjekje dhe tentativë vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes.

Sipas mediave greke, 47-vjeçari priti ish-gruan e tij para shtëpisë së saj dhe sapo ajo kishte dalë jashtë, e ka sulmuar me grushte si dhe ka përdorur edhe një çelës makine për ta goditur, duke i shkaktuar kështu dëmtime të rënda fizike në trup.

Pas sulmit të dhunshëm, gruaja ka thirrur menjëherë ndihmë, ndërsa fqinjët e saj i kanë dhënë autoriteteve informacionin e nevojshëm.

Hetimet kanë nisur menjëherë dhe kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit ne në këtë mënyrë oficerët kanë vijuar arrestimin. Nga ana tjetër, gruas iu dha urdhër mbrojtjeje.