Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë në Pavlan të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.