Lajme

E rëndë në SHBA! Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve/ EMRAT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës. Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në sy të vajzës dhe prindërve.

Autori është shtruar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë lëndime pas sherrit me të shoqen.

Raportohet se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia.

Fqinji i çiftit, Peter Dauderis tha se banorët e shtëpisë ku ndodhi ngjarja kanë jetuar aty për 15 vite.

“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester”– ka rrëfyer ai.