Lajme

E rëndë në Tiranë, efektivi i Policisë qëllon veten me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se një efektiv policie, rreth 50-vjeç, ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Sipas asaj që Report Tv raporton efektivi ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, mësohet se ai ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm si dhe kishte disa probleme për shkak të disa borxheve.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë reagim nga Policia e Tiranës, ndërkohë priten më tej më tepër detaje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo

TS Poll - Loading poll ...