Lajme

E rëndë/ Po largohej nga restoranti, dh*nohet kreu i Federatës së Futbollit, si paraqitet gjendja e tij

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm nga disa individë me maska në Shkup ditën e sotme. Ky incident i papritur është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili njoftoi se presidenti ishte duke u larguar nga restoranti pas një takimi pune kur disa persona të panjohur e sulmuan atë dhe shoqëruesin e tij.

Aktualisht, ende nuk ka informacione të plota mbi gjendjen shëndetësore të Muamed Sejdinit pas sulmit, si dhe për arsyet që mund të kenë çuar në këtë dhunim. Sakaq, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e saj.