Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 11-vjeçar ka plagosur me thikë njerkun e tij.
Siç raportojnë mediat e huaja, i mituri goditi tre herë me thikë njerkun, gjatë një sherri që ai kishte me nënën e tij. Në përpjekje për të shpëtuar nënën e tij ai qëlloi burrin duke bërë që ai të merrte plagë të rënda.
Nëna dhe fëmija i saj të cilët jetonin më herët në Gjermani, kohët e fundit ishin shpërngulur në Francë te banesa e njerkut të 11-vjeçarit, për të jetuar të gjithë bashkë.
Prokurorët në Francë njoftuan se do ta referojnë çështjen në gjykatat gjermane për shkak të moshës së fëmijës. I plagosuri, i cili u sulmua tre herë me thikë, u shtrua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
“Fëmija sulmoi njerkun e tij për të mbrojtur nënën e tij në mes të një debati në familje dhe dhunës në familje”,- tha ai.
I mituri ka folur sërish mëngjesin e sotëm me hetuesit dhe është ekzaminuar nga një psikiatër, Shërbimet sociale do të kujdesen për të.