Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë ku një 58-vjeçar është vrarë pasi një sherri.
Raportohet se viktima është Agim Xani, i cili ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.
Autori dyshohet se është Skënder Krasniqi, i cili së bashku me djalin e tij është përfshirë në një konflikt me viktimën.
Sherri ka nisur fillimisht mes djemve të autorit të dyshuar dhe viktimës, për një video të publikuar në rrjetin social “Tik Tok”. Më pas dy burrat janë konfliktuar duke u dalë në mbrojte përkatësisht djemve të tyre.
Nga sherri edhe djali 15-vjeçar i viktimës ka mbetur i plagosur, teksa Krasniqi dhe djali i tij janë në kërkim.