Një shqiptar që u godit me thikë në stacionin e metrosë Seven Sisters, Britani një javë më parë ka vdekur në spital.
Ervin Baraku, i cili ishte rreth të 30-tave, u dërgua me urgjencë në spital ndërsa u plagos me thikë të martën më 23 korrik.
Policia Britanike e Transportit akuzoi një burrë, 20-vjeçarin Milumo Pedrinho, për tentativë vrasjeje dhe ai u la në paraburgim të hënën në gjykatë.
Por policia tha të mërkurën se Baraku vdiq në spital mëngjesin e sotëm dhe tani ka nisur një hetim për vrasje.
Oficerët u thirrën në stacionin e metrosë Seven Sisters në orën 8:48 të mëngjesit të së martës më 23 korrik për të raportuar për një sulm të rëndë.
I arrestuari u mbajt në paraburgim në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner të hënën dhe është caktuar për një seancë të mëtejshme në Old Bailey më 27 gusht.
Një vajzë 15-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar lëndime të rënda me dashje pas ngjarjes, por është liruar me kusht.
Një 18-vjeçare dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan gjithashtu dhe më pas u lanë të lirë pa asnjë akuzë.