Lajme

E rrahin një person pas mosmarrëveshjes në trafik, dy të arrestuar në Prishtinë

Janë arrestuar dy persona të premten në Prishtinë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas policisë, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./Klankosova



ks