Lajme

E rrahu dhe e dogji me cigare partneren e tij në Obiliq, 30-vjeçari ikën drejt Gjermanisë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku një grua ka pësuar lëndime të shumta trupore pasi është sulmuar brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas është larguar nga vendi.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 03 tetor 2025, rreth orës 14:30, kur është mësuar se një grua ishte viktimë e dhunës fizike nga partneri i saj, me të cilin kishte një lidhje dyvjeçare.

Moneytizer Paragrafi 2

Viktima A.B., rreth 27-vjeçare ka deklaruar se partneri i saj A.S., rreth 30-vjeçar e ka goditur me grusht dhe me shkelma në pjesë të ndryshme të trupit, pas një konflikti verbal që kishte filluar mes tyre, si dhe e kishte djegur me cigare në këmbë.

E njëjta ka marrë ndihmë mjekësore dhe është intervistuar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Moneytizer Paragrafi 4

Hetuesit kanë tentuar të sigurojnë prezencën e të dyshuarit, por ai është kontaktuar përmes telefonit dhe ka deklaruar se ndodhet rrugës për në Gjermani, ku punon si shofer autobusi.

Policia i ka lënë ftesë, ndërsa i dyshuari është përfshirë në “Stop Listën” e Policisë së Kosovës deri në sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, me dëshirën e saj, viktima është strehuar tek familja e saj, ku është dërguar nga policia.

Hetimet janë në zhvillim për sigurimin e pranisë së të dyshuarit dhe procedimin e mëtejshëm të rastit.



ks