ShowBizzz

“E shëmtuar”- Kristi kritikon konkurrenten e konkursit të bukurisë: “Shumë operacione plastike”

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, tashmë Krist Aliaj është pjesë e jurisë në programin “She’s on Top”, në spektaklin e të bukurës dhe pasarelave.

Mirëpo gjatë puntatës së sotme Kristi pati përplasje me një nga konkurrentet, Juena Pira, pasi sipas tij ajo e kishte tepruar me ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë.

Ish konkurrenti i BBV iu drejtua Juenës duke i thënë se nuk ka lidhje fare me pasarelat dhe nuk mund t’a tregojë si shembull, pasi ajo është vetëm një estetikë Instagrami që mund të dalë mirë në disa foto.

Sipas Kristit, Juena është shëmtuar dhe nuk ka më bukuri natyre.

Nga ana tjetër, vajzat e programit filluan t’i dilnin krah Juenës duke thënë se është dëshira e saj të kryejë ndërhyrje e për këtë nuk mund t’a gjykojë askush.

Gjithashtu prezente në panelin e jurisë ishte edhe Efi Dhedhes, e cila si shoqe e afërt e Juenës iu drejtua Kristit se po e kalonte gjithçka në ofendim.