Lajme

E trishtë/ Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. as. dr. Albert Riska.

Ai u nda nga jeta më 13 gusht, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë Universiteti “Aleksandër Xhuvani”.

Ceremonia e mortore do të zhvillohet këtë të premte, në orën 15:00.

Riska la pas një vepër të çmuar në gjuhësinë historike, etimologji, onomastikë dhe studimet arumune.

Kush ishte Albert Riska

Albert Riska lindi më 8 shtator 1963. Studimet për Gjuhë-Letërsi i kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, me të cilin lidhi gjithë jetën e tij akademike. Pas një përvoje të shkurtër si mësues, nisi punën si pedagog dhe për më shumë se tri dekada dha mësim e zhvilloi kërkimin shkencor në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Në vitin 2004 fitoi gradën “Doktor i shkencave”, ndërsa në vitin 2013 titullin “Profesor i Asociuar”.

NEWS  Rubio: SHBA nuk do ta qeverisë Venezuelën, kemi një tjetër plan për të!Për afro dy dhjetëvjeçarë mbajti edhe detyra drejtuese në Universitetin e Elbasanit, si përgjegjës seksioni e departamenti dhe, në vitet 2016–2022, si dekan i Fakultetit të Shkencave Humane. Ishte gjithashtu sekretar i Këshillit Botues dhe redaktor i Buletinit Shkencor UNIEL.

Në veprën e tij shkencore një vend të rëndësishëm zunë arumanishtja dhe marrëdhëniet arumuno-shqiptare, të trajtuara edhe në monografinë “Arumunët — shënime për gjuhën dhe kulturën” (2005). Me “Shqipja dhe krishterimi” (2012) iu kushtua historisë së leksikut të besimit dhe toponimisë, ndërsa studimet mbi apofoninë, të kurorëzuara me monografinë “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe” (2022), përbëjnë një nga kontributet më të veçanta të punës së tij shumëvjeçare.

NEWS  Hapi zjarr në darkën e Trump me gazetarët/ Autori i dyshuar kishte blerë një pistoletë dhe një pushkë disa vite më parë, grupi hetimor zbuloi seKrahas veprimtarisë shkencore, ishte bashkautor tekstesh shkollore, përkthyes dhe redaktor. Me “Shqipja e qeshur” (2018) solli edhe një përmasë tjetër të marrëdhënies së tij me gjuhën: humorin e hollë dhe vështrimin e studiuesit që dinte ta afronte dijen me lexuesin pa ia zbehur seriozitetin shkencor.

Vepra e profesor A. Riskës mbetet një kontribut i çmuar për gjuhësinë shqiptare dhe një trashëgimi që meriton të lexohet, të studiohet dhe të çohet më tej.

NEWS  LAJM I FUNDIT/ Nis numërimi i votave në Kosovë: Cila parti kryeson

Të Ngjashme