LifeStyle

E vërteta e vdekjes së Presley-t pas 47 vitesh mitesh ‘të tmerrshme’ rreth vdekjes

Ndërsa fansat anembanë globit vajtojnë përvjetorin e vdekjes së Elvis Presley-t, një eksperte ka ‘gërrmuar’ për të hedhur poshtë mitet “e tmerrshme” që rrethojnë vdekjen e tij.

Mbreti i Rock n Roll-it vdiq më 16 gusht 1977, me vdekjen e tij që tronditi industrinë e muzikës në atë kohë. Këngëtari i Suspicious Minds ishte vetëm 42 vjeç kur vdiq në shtëpinë e tij në Memphis, Graceland.

Sally A Hoedel, autore e Destined to Die Young, duke folur ekskluzivisht për The Mirror tha: “Sipas ligjit të shtetit të Tenesit, është certifikata e vdekjes ajo që do të bëhet publike në vitin 2027, jo raporti i autopsisë. Raporti i autopsisë dhe përmbajtja e tij janë tashmë shumë publike…nuk ka asnjë mister të madh që pret të zbulohet.”

Ajo vazhdoi të shpjegoi se si vdekja e Elvisit nuk ishte një vdekje “e tmerrshme” dhe “dramatike” që njerëzit vazhdojnë të përpiqen të pretendojnë. Pavarësisht se pranoi se abuzimi me drogën dhe stili i jetës jo i shëndetshëm i yllit të Hound Dog sigurisht që nuk do ta ndihmonin shëndetin e tij, ajo këmbënguli se vdekja e tij mund të kishte qenë e lidhur më ngushtë me një çështje gjenetike.