Një turmë e zemëruar në Pakistan akuzoi për blasfemi një grua që kishte veshur një fustan të stolisur me kaligrafi arabe, pasi i ngatërroi me vargje të Kuranit.
Ajo u shpëtua nga policia që e shoqëroi në vend të sigurt. Më vonë ajo kërkoi falje publike.
Veshja ka fjalën “Halwa” të shtypur me shkronja arabe, që do të thotë e ëmbël në arabisht.
Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan. Disa njerëz janë linçuar edhe para se rastet e tyre të dalin në gjyq.