ShowBizzz

E veshur me të zeza, Jori Delli shfaqet mahnitëse në ‘Milano Fashion Week’

Modelja e famshme shqiptare Jori Delli ka marrë pjesë në një ndër eventet më të rëndësishme të botës së modës ‘Milano Fashion Week’.

Ajo ka qenë e ulur në rreshtin e parë teksa prezantohej koleksioni Spring- Sumer ’24 i ‘Iceberg’.

E veshur e gjitha me të zeza, modelja ndodhet aktualisht në Itali për të qenë e pranishme në disa prej eventeve që po mbahen në nder të Javës së Modës në Milano.