Një person e ka humbur jetën në Strellc të Deçanit.
Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për një 55-vjeçar, të cilin dyshohet se e ka zënë sharra e druve derisa ishte duke punuar.
“Sot rreth orës 14:05, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e rënies së disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitali Rajonal i Pejës”.
“Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim e policisë.
