Shëndetësi

Ecja për tre orë, nuk krahasohet me vrapin vetëm për 15 minuta

Një ekip studiuesish nga Universiteti Vanderbilt në SHBA analizoi aktivitetin fizik të 79,856 të rriturve në 12 shtete të vendit, duke krahasuar kohën që kalonin duke ecur ngadalë me kohën që kalonin duke ecur shpejt.

Sipas Science Alert, të dhënat treguan se personat që ecnin shpejt të paktën 15 minuta në ditë kishin një probabilitet më të ulët që ti godiste një sëmundje kardivaskulare.

Një nga veçantitë e këtij studimi është se përfshin një grup njerëzish që zakonisht janë nënvlerësuar në kërkimet për ecjen, përfshirë kryesisht persona me ngjyrë dhe me të ardhura të ulëta, të cilët shpesh jetojnë në zona me pak resurset dhe kanë më pak mundësi për hapësira të sigurta për ecje.

Studimi ynë tregoi se ecja e shpejtë vetëm për 15 minuta në ditë lidhet me një ulje prej gati 20% të vdekshmërisë totale, ndërsa ecja e ngadaltë për më shumë se tre orë në ditë shoqërohet me një ulje më të vogël të vdekshmërisë,” thotë epidemiologu Ëei Zheng nga Universiteti Vanderbilt.

Si ecje të ngadaltë studiuesit e përcaktuan lëvizjen për të nxjerrë qenin ose ecjen brenda vendit të punës, ndërsa ecja që lidhej me uljen e rrezikut të vdekjes ishte ecja e shpejtë gjatë ushtrimeve ose aktiviteteve si ngjitja e shkallëve.

Edhe pse studimi, i botuar në revistën American Journal of Preventive Medicine, nuk provon një shkak drejtpërdrejt, ulja e rrezikut të vdekshmërisë është mjaft e rëndësishme për të treguar një lidhje të fortë, dhe studiuesit besojnë se përfitimet e ushtrimeve aerobike për shëndetin e zemrës janë thelbësore.

Ecja e shpejtë bën që zemra të punojë më fort, duke përmirësuar shëndetin kardiovaskular. Gjithashtu, djegia e kalorive ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

“Ndërsa përfitimet shëndetësore nga ecja e përditshme janë të dokumentuara mirë, kërkime të pakta kanë shqyrtuar ndikimin e faktorëve si ritmi i ecjes në vdekshmëri, veçanërisht në popullata me të ardhura të ulëta dhe komunitete me ngjyrë,” thotë Zheng.

Arsyeja kryesore pse studiuesit inkurajojnë ecjen si mënyrë për të ruajtur shëndetin është se ajo është ushtrimi më i thjeshtë: shumica prej nesh mund ta bëjnë pa pajisje speciale dhe është e lehtë ta integrosh në rutinën e përditshme. Syri.net-CNN.gr 

Të Ngjashme