Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke iu bashkuar figurave të njohura shqiptare që kanë shprehur qëndrimet e tyre për zhvillimet e së mërkurës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shpërndarë në Instagram dy postime të babait dhe menaxherit të saj, Dukagjin Lipa.
Në njërën prej tyre shfaqej mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në postimin tjetër ishin renditur disa nga shifrat që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.
“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhej në materialin e shpërndarë.


