Kuriozitete

Edhe fëmijët vuajnë nga ankthi, disa shenja që prindërit duhet t’i njohin

Ankthi është një frikë joracionale e një ngjarjeje apo situate të mundshme dhe shpesh ndodh edhe te fëmijët.

Madhura Visweswaran, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Shkollës ‘Redwood Montessori’, vëren se është e rëndësishme që prindërit të pranojnë frikën e fëmijës së tyre. Injorimi i frikës mund të çojë në probleme serioze mendore më vonë gjatë jetës së tyre.

“Flisni me fëmijën tuaj për frikën e tij. Butësisht inkurajoni dhe mbështetni fëmijën tuaj që të përballet me situatat për të cilat ai shqetësohet”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në Instagram, duke shtuar: “Shmangni kritikat ndaj fëmijës tuaj për shkak të frikës”.