Lajme

Edhe Fushë Kosova ndalon përdorimin e doracakëve të edukimit s*ksual

Komuna e Fushë Kosovës ka marrë vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo komunë.

“Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.”, thuhet në njoftim.

Komuna ka hedhur kritika mbi qeverinë që sipas tyre nuk ka marrë për baze vërejtet rreth këtij doracaku.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme.Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”, përfundon njoftimi

Për këta doracak ë opinionin publik ka pasur reagime të shumta duke i cilësuar si të papërshtatshëm për fëmijët.