Isabel Allende ka ngritur zërin ndaj përdorimit të imazhit dhe fjalëve të saj të përpunuara, të nxjerra nga konteksti me qëllim për t’u dukur sikur mbështet kandidatin për president të Kilit, Jose Antonio Kast.

“Përshëndetje
Jam Isabel Allende dhe dua të them që unë nuk e mbështes Zotin Kast.
Po qarkullojnë video lart e poshtë me shprehje të miat, të nxjerra nga konteksti që japin përshtypje të gabuar.
Më vjen keq që e përdorin imazhin tim për propagandë politike”, thote shkrimtarja me famë botërore.
Poshtë videos ajo shkruan se mbi të gjitha as nuk e mbështet këtë kandidat.
Kushdo që pati si qëllim të përfitonte mbi emrin e saj, në një botë ku gjithmonë e më shumë videot e bëra me Inteligjencë Artificiale po bëjnë zhurmë, nuk ia doli.
/tiranapost


