
Gjatë kohës që ishin ende pjesë të “Big Brother VIP”, Olta Gixhari e ngacmonte shpesh Luiz Ejllin, si për marrëdhënien e tij me Kiarën, ashtu dhe për veshjen.
Aktorja shpesh e kritikonte Luizin se nuk di të vishet, madje sipas saj, rrobat që këngëtarit i sillnin biznese të ndryshme ishin e një cilësie të dobët.
Mirëpo si duket, këto kunja ndaj tij Olta nuk i ka lënë as pas daljes nga BBV.
Ajo postoi një foto ditën e sotme ku shihej me Luizin, të cilën e shoqëroi me shkrimin:
“Shi sa keq je vesh ketu”.