ShowBizzz

Edhe pse ja kishte premtuar, Genc Prelvukaj sërish e bëri “për të qarë” Eni Koçin me urimin për ditëlindje!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci janë një prej cifteve më të dashur për publikun shqiptar, të cilët prej disa kohësh janë bërë edhe prindër të një vajze të vogël, Adea.

Ajo e ka bërë ditëlindjen e Enit, që e feston sot, më specialen ndonjëherë, pasi është e para që e feston me të bijën në krah.

Kështu është shprehur këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku thotë se është më e lumtur dhe më e plotësuar se asnjëherë më parë.

Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i Gencit për partneren e tij, i cili ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim special, ku shpreh të gjithë dashurinë dhe cdo gjë tjetër që ndjen për Enin. Kështu, bashkangjitur një fotoje të saj, reperi i njohur shkruan:

Ne ndajmë një jetë bashkë, luftojmë për cdo ënderr të bukur, flasim përmes dashurisë e besojmë në njëri-tjetrin. Kemi thyer secilën stuhi duke vënë ndjenjën mbi lakminë, mirësinë para krenarisë, e familjen mbi cfarë do tjetër. Nëse do të kisha mundësinë të kthehem në kohë, nuk do të bëja të njejtën gjë me ty, por do të provoja të bëja më shumë. Urime dita e lindjes tendë, njeri i dashur, aleat e shok i mirë në jetë. Jam i sigurtë që do të dua deri në ditën kur sytë e mi nuk do të hapen më.” 

Një urim vërtetë i bukur, që ka emocionuar edhe vetë Enin, e cila nëpërmjet një komenti thotë se i ka kërkuar Gencit të mos e bëjë të qajë këtë vit, por edhe këtë herë, ai ja doli ta emociononte me urimin e tij.