Shëndetësi
Edhe sa dite i kane mbetur te nxehtit Afrikan? Meteorologu tregon daten
📅 20 July 2023
🕐 20.07.2023
👁 0 shikime
Vendi yne është e përfshirë prej ditësh nga një valë e të nxehtit afrikan ku temperaturat arrijnë deri në 42-43 gradë Celsius.
Meterologu Hakil Osmani në një lidhje direkte për “Shqipëria Sot” ka dhënë detaje ne baze te parashikimeve te motit në lidhje me këtë valë të nxehti që sipas tij do të jetë prezente në vendin tonë deri në fund të muajit.
Osmani ndër të tjera ka theksuar se është e rëndësishme që të bëjmë kujdes pasi temperaturat në pikun e tyre mund të shkojnë edhe më shumë se 43 gradë.
“Edhe gjatë kësaj jave do të kemi këto temperature të nxehta, vala e të nxehtit pritet që të ngelet deri më datë 27 apo 28 të këtij muaji.
Të enjten dhe të premten pritet që në vendin tonë temperaturat të shkojnë deri në 42 apo 43 gradë Celsius. Qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Berati dhe Gjirokastër me vlera 43.3 dhe 43.5 gradë.