Dje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, duke e cilësuar atë si një akt të rëndësishëm të drejtësisë.
Ai ka shtuar se të njëjtin fat do ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte.
“Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por edhe nëse lirohet, ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë Albin Kurtit”, tha Geci.
Ndërkohë, për këto fjalë u raportua se mund t’i ketë shkruar ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë çështje ka reaguar vetë deputeti Geci, i cili ka deklaruar se këto fjalë i ka shkruar ai personalisht.
“Mjaft më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci në Facebook.
