ShowBizzz

Edi i reagon pas afrimitetit të Dolçes me Limin: Femër mendjelehtë…

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi u përfol për lidhje të mundshme me banoren aktuale të shtëpisë, Dolçen.

Kuçi ka paralajmëruar se do të flasë hapur nesër dhe do të sqarojë raportin e tij me Dolçen, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një histori që nuk është bërë publike më parë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkroi se është gati të zbardhë të vërtetën dhe të tregojë versionin e tij. Sipas tij, kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj aludimeve dhe kuriozitetit që ka shoqëruar afrimitetin e Dolçes me Limin brenda shtëpisë.

Image

Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë ndaj kësaj ‘lidhjeje’. Ata që më njohin, e dinë kush jam”, shkroi Kuçi, duke lënë hapur pyetjen se çfarë do të zbulojë.