Eduard Kuçi ka ndarë me ndjekësit mendimin e tij për finalistët e Big Brother VIP Kosova 4.
Ai thekson se është me të gjithë, pasi ka raporte të mira me secilin nga ta.
Por, që në fund dëshiron të fitoj ai që ka nevojë më së shumti për çmimin.
“Përshëndetje të gjithëve, unë nuk e votoj askënd brenda. Sepse nuk mund t’i ndaj, Ludon e kam që 20 vite shok, Elijona është shumë e mirë, me Londrën e kam mbret, edhe Klodin e kam mafi edhe me Hygertën kam kaluar mirë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Ia uroj fitoren banorit që e meriton dhe që ka nevojë më së shumti, suksese të gjithëve. Kaq”.

