Lajme

“Edi Rama, ka ende borxhe për të shlyer”/ Reagon Bardhi: E ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë, sepse nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se sado manipulator të jetë, kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore.

Përmes një statusi, shoqëruar edhe nga një pjesë e fjalës së tij në Parlament, në seancën e 30 qershorit, Bardhi shkruan se Edi Rama e ka menduar dorëheqjen, porse nuk mund ta japë atë për shkak se është i marrë peng nga vetë sistemi që vetë ka ndërtuar.

See also  21 dhe 22 vjeç, këta janë të rinjtë nga Kosova që u mbytën në Shëngjin‘Edi Ramën nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer. Borxhe që i shlyen duke shitur copa të Shqipërisë. Borxhe që i shlyen duke hapur zonat e mbrojtura për beton’, shkruan Bardhi.

Statusi:

Sado manipulator, Edi Rama e di që nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Ai është peng i tyre. Unë besoj se Edi Rama e ka menduar dorëheqjen. Por nuk mund ta japë, sepse nuk është më një njeri i lirë. Ai është peng i sistemit që vetë ka ndërtuar. Është peng i interesave që vetë ka ushqyer për 13 vjet.

See also  Zbardhet LISTA e konkurrimit për drejtues policie në disa qarqe/ Ja 21 kandidatët me diferencë të ngushtë pikëshEdi Ramën nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer. Borxhe që i shlyen duke shitur copa të Shqipërisë. Borxhe që i shlyen duke hapur zonat e mbrojtura për beton. Borxhe që i shlyen duke ndryshuar ligje për t’u shërbyer klientëve të tij financiarë dhe trafikantëve të drogës. Borxhe që i shlyen duke vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve.

Të Ngjashme