Edita Doli, moderatorja shumë e dashur për publikun, sot feston 37-vjetorin e lindjes.
Prindërit e saj kanë vendosur ta befasojnë që në mesnatë, duke i organizuar një surprizë të veçantë pranë banesës së saj me fishekzjarrë dhe ëmbëlsira.
Moderatorja, e cila doli në ballkon për të parë se çfarë po ndodhte, u shokua dhe u emocionua nga befasia e bukur që i kishin përgatitur prindërit e saj, shkruan Kosovarja.
Përgjatë këtyre viteve të karrierës, Edita ka dhënë një kontribut të madh në mediat kosovare, duke u bërë një nga figurat më të njohura të ekranit.


