Lajme

Edmond Sulaj “i pastër” në vetting, konfirmohet në detyrë kryepolici i Shkodrës

Drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka kaluar me sukses procesin e vettingut dhe ka marrë konfirmimin për të vazhduar karrierën dhe detyrën në Policinë e Shtetit, shkruan newsbomb.al.

Zyrtari i lartë i kësaj organizate, është vetuar dhe ka dalë i pastër nga kontrolli përmes mekanizmave të posaçëm i pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Edmond Sulaj është emëruar në krye të Policisë së Shkodrës dy muaj më parë, duke zëvendësuar në këtë post kolegun tjetër Ervin Hodaj. Tashmë, ai vazhdon pa asnjë pengesë detyrën pasi ka marrë “dritën jeshile” nga vettingu.

Dy muaj më parë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku firmosi urdhrin për rokadën në Policinë e Shtetit, duke sjell Ervin Hodajn në Tiranë si drejtues i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, post që e mbante Edmond Sulaj.

Ky i fundit, u emëruar drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, një qark problematik përsa i përket ngjarjeve kriminale kryesisht krimeve ndaj jetës, shkruan newsbomb.al.

Trupa e Vlerësimit që ka drejtuar vettingun ndaj drejtuesit Edmond Sulaj përbëhej nga kryesuesi Arben Sefaj, relatorja Denisa Sina dhe anëtarja Suela Bulku.

Kryepolici i Shkodres, Edmond Sulaj ne vetting
Kryepolici i Shkodres, Edmond Sulaj ne vetting

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo