Edon Zhegrova ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll ka publikuar një fotografi bashkë me djalin e tij të sapolindur, duke emocionuar fansat në rrjetet sociale.
Në postimin e bërë, Zhegrova ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Mars.
“Nuk mund të kisha qenë më i bekuar. Unë dhe Mars”, ka shkruar futbollisti krahas fotografisë së publikuar.

