
Edona James është rrëfyer mbrëmjen e të enjtes në “Darkën e të Nominuarve”, kur një nga pyetjet që iu drejtua ishte: ‘Karakterin që e ke brenda, a e ke edhe jashtë, a po e bën vetëm për lojë?”
“Jam ndonjëherë fëmijë se nuk kam qenë kurrë, babai dhe nëna ime kanë shkuar në Gjermani shumë herët para lufte e unë kam punuar shumë se kemi menduar që do na kthejnë sërish në Kosovë, e unë për vëllanë tim u desh me qenë nënë, kam fshirë, kam bërë bukë, e kam luajtur karakterin e nënës. Më ka munguar koha, s’kam qenë kurrë fëmijë”, u shpreh ajo.
Edona shtoi: “I kam 37 vjet edhe tani si fëmijë. Kush më njeh mua, kush më ka parë mua, nuk ndërroj, kështu jam. Kam dëshirë të jem fëmijë”.