ShowBizzz

Edona James: I vetmi burrë këtu është Gania

Edona James ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit me pothuajse çdo deklaratë që po bën brenda Big Brother VIP Kosova.

Transgjinorja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private si dhe nuk ka hezituar të flas edhe për ndërrimin e gjinisë.

Ndërkohë, Edona duket se tashmë është fokusuar në lojën brenda shtëpisë së famshme duke i vëzhguar me kureshtje konkurrentët.

Teksa po diskutonte me Lumbardhin dhe Metin, ajo u shpreh se mezi që pret të ballafaqohet me Ganin, pasi humori i tij ka filluar ta bezdis.

TS Poll - Loading poll ...

“Një burrë është këtu, Gania, juve nuk iu konsideroj nuk ju shoh me të keq, shakat e tij po më shkojnë nerva, unë me Ganin do të ballafaqohemi, po i bën të mëdha gjërat”, është shprehu Edona mes tjerash.