Edona Llalloshi kohët e fundit herë pas here rikthen këngët e saj të lansuara vite më parë.
Në postimin e fundit ajo riktheu këngën “S’dua hiç”, duke shkruar këngë të paharruara.
Edona është një nga këngëtaret që pothuajse të gjitha këngët e saj janë hite dhe dëgjohen për më shumë se dy dekada.
Edona, me rikthimin e tyre në postimet e saj po pëlqehet shumë nga ndjekësit e saj, duke iu rikthyer një Edonë të dikurshme me një super zë, shkruan “Kosovarja”.