ShowBizzz

Eduart Grishaj tregon arsyen përse Luizi nuk u bë pjesë e “Big Brother VIP 1”

Ndërkohë që ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luizi ka treguar disa herë se në fakt do të ishte pjesë e edicionit të parë e kështu do të kishte kundërshtarë si Ilir Shaqiri apo Donald Veshaj.

Mirëpo, kjo nuk arriti të bëhej e mundur e arsyen për këtë na e tregoi regjisori i programit, Eduart Grishaj.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në “E Diell”, Eduarti tregoi se vdekja e të atit të Luizit e bëri të pamundur që këngëtari të merrte pjesë qysh në sezonin e parë.

Luizi nga shtëpia jonë ka dalë. Ka qenë një zbulim. Ne Luizin kemi dashur ta marrim që në BBV1 por atij i humbi jetën babai dhe nuk u realizua.”- tha regjisori.