Lajme

Efekti Kurti në politikën serbe, Islami: Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të, ndërsa ajo e akuzon për lidhje me

Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në një prej emrave kryesor në fushatën në Serbi.

Islami ka thënë se opozita po ja rikujton marrjen në kontroll të veriut nga Kosova, duke kujtuar edhe deklaratat e Vuçiqit për veriu, ky i fundit po akuzon opozitën për bashkëpunim me Kurtin.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është kthyer në një prej emrave kryesor në fushatën në Serbi. Deri sa opozita po ia ri kujton Vuçiqit arritjet e Kosovës sidomos në veri, përfshirë suksesin në shtrirjen e sovranitetit, integritetit të Kosovës, kontrollin efikas dhe praktik të territorit, luftimin e grupeve kriminale, terroriste dhe rrjeteve të spiunazhit, kontrollit të Ujmanit dhe aseteve  tjera strategjike atje, duke ja kujtuar Vucicit në vazhdimësi deklarimet që i ka pasur ndër vite, Vuçiq në anën tjetër, po e akuzon opoziten/studentët për bashkëpunimin e tyre me Kryeministrin e Kosovës, ofrimin e mbështetjes nga Kosova për ta dhe të ngjashme”, ka shkruar ai.

Islami ka përmendur luftën që Qeveria e Kosovë u ka bërë grupeve kriminale që kanë ekzistuar në veri të cilat udhëhiqeshin nga Radoiçiq, njëri i afërt me Vuçiqin i cili pavarësisht kërkimit edhe nga Interpol është parë në tubimet zgjedhore të Vuçiqit.

“Kosova ka arritur suksesshëm ta luftoj grupin paramilitar të Milan Radocicit i cili përveç krimit, kontrollonte edhe aspektet politike dhe të tjera për interesa te tij-Serbisë, saktësisht Listën Serbe. Tash i njëjti është në Serbi dhe atje po e zgjeron ndikimin në shtet, ku praktisht mekanizmat e shtetit janë në shërbim të tij. Ai ka lidhje te forta me Vuçiqin, dhe tani është e vështirë të dihet në Serbi kush është shteti e kush është krimi.Kosova ka dekonstruktuar dhe mundur këtë grup. Opozita në Serbi e shfrytëzon këtë për të treguar lidhjet shtet krim – Vuçiq – Radoiçiq. Vuçiq e akuzon opozitën se po mbështetet në të dhënat dhe referencat e Kosovës – Kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Të Ngjashme