ShowBizzz

Egli Tako flet për foton virale ku u shfaq krah Gjestit në varrimin e vëllait të tij: Atë ditë vdiq njerzilliku

Egli Tako ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau detaje nga jeta e saj personale pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë intervistës, ajo foli për raportet me ish-banorët dhe mënyrën si i ka përjetuar muajt pas eksperiencës intensive televizive.

Në një moment të bisedës, moderatorja e pyeti edhe për foton që u bë virale në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej pranë Gjestit në një moment të vështirë për të, pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij.

Egli zgjodhi të mos komentojë më tej mbi këtë çështje, duke treguar respekt për dhimbjen e familjes.

“Nuk dua të flas për atë foto. Respektoj dhimbjen e tyre. Di të them se atë ditë vdiq edhe njerëzimi, kështu që nuk dua ta komentoj më gjatë,” u shpreh Egli.

Të Ngjashme