E ftuar në “Jo vetëm modë”, Egli Tako foli për pasionin e saj për aktrimin, muzikën dhe palestrën, por nuk mund t’u shpëtonte edhe disa pyetjeve për lidhjen e saj tanimë të përfunduar me Olsi Bylykun. Duke treguar tatuazhet e saj, ajo rrëfeu se tatuazhin e parë e ka bërë kur ishte 18 vjeç dhe i ati nuk i foli dy muaj. Dhe ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin.
“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin… Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, -tha ajo. E pyetur për jetën e saj private, Egli tha se ka ndodhur shpesh që portalet kanë publikuar lajme të pavërteta, por vetëm në një rast ka reaguar. “I vetmi moment kur kam biseduar me një X portal, ishte kur nxorën një… se nuk dua më fare ta cek atë pjesë… Nxorën diçka timen që nuk kishte lidhje fare me atë që ata kishin shkruar. Edhe sikur ajo romancë të ishte reale, nuk kishin të drejtë ta bënin. Paçka se s’ishte! Ky ka qenë i vetmi moment që unë i kam shkruar këtij portalit. Nuk mora asnjë përgjigjie dhe që nga ai moment thjesht kam thënë ‘ok’…”
Për historinë e saj me Olsi Bylykun, ajo tha se çdo gjë ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta prekë më si temë. A mendon që do ta përndjekë historia e Olsit për gjatë?
Egli përgjigjen e ka të qartë! “Mendoj që jo, aq më tepër që nuk dua fare që ta cek personin në fjalë, ka vazhduar jetën e tij.”