ShowBizzz

Egli Tako harron Olsi Bylykun, filmohet me të dashurin e ri

Olsi Bylyku dhe Egli Tako ka qenë çifti më i diskutuar gjatë muajve të fundit. Prej kohësh lart e poshtë po përflitej se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare, mirëpo asnjë reagim nuk erdhi nga të vetë të zotët e punës, deri pak javë më parë.

Ishte Olsi ai i cili konfirmoi zërat duke thënë se mes tyre gjithçka kishte marrë fund, ndonëse ende i merr malli për njëri-tjetrin.

Por, si duket Egli ka lënë pas historinë me aktorin dhe këngëtarin dhe ka filluar një tjetër romancë. Burime për “IconStyle” bëjnë me dije se ajo po shijon dashurinë e saj të re, madje janë filmuar së bashku edhe në pishina nën shoqërinë e njëri-tjetrit.