Egli Tako kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në medien rozë.
Kjo pasi u tha se ka ndarë rrugët me partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku.
E njëjta ka adresuar së fundmi këto thashetheme, pasi pati raportime se në këtë janë të përfshirë edhe familjarët e tyre.
Ajo ka reaguar e frustruar duke thënë se nuk lejon të abuzohet me gjëra të tilla, e sidomos me familjarët.