LifeStyle

Egoistët kalojnë keq në jetë, qe se çka i pret!

Edhe pse është besuar se njerëzit egoistë “kalojnë më së miri” në jetë, është treguar se në të vërtetë më pak fitojnë të ardhura se njerëzit joegoistë.

Egoizmi është karakteristikë e keqe, edhe pse shumica do të thonë që në të vërtetë për ju – më e mira.

Megjithatë, hulumtimi i cili është bërë në Universitetin e Stokholmit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën Journal of Personality and Social Psychology, tregon se personat egoistë më keq kalojnë në jetë dhe kanë më pak fëmijë, por edhe fitojnë më pak të ardhura.

Studimi ka përfshirë më shumë se 60 mijë evropianë dhe amerikanë dhe janë analizuar sjelljet e tyre, stilet e jetës dhe sa është sjellja egoiste dhe joegoiste e lidhur me cilësinë e tyre të jetës.

Egoistët dëshirojnë të jenë në sytë e të tjerëve duke pasur një nivel të caktuar dhe nëse ata mendojnë se, duke qëndruar me ju u ndihmon atyre që të rrisin identitetin e tyre shoqëror, atëherë ata kurrë nuk do të largohen nga ju.

Ata nuk janë fort të interesuar që të bëjnë shoqëri. Ata janë të interesuar që të rrisin vlerën e vetes në krahun tuaj. Duhet ta doni veten shumë për të mos i lënë këto njerëz në jetën tuaj.

Largohuni nga këta persona dhe ndiqni njerëzit të cilët përshtaten me ju dhe iu shërbejnë juve.