Lajme

“Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, çfarë i thanë Alma K. pasi doli nga zyra e Gjicit

Ditën e sotme përveç publikimit të bisedave në telefonin e Alma Kaccit, nga dosja e SPAK janë zbardhur edhe dëshmitë.

Alma Kaçi ka dëshmuar se pas marrëdhënies seksuale me ish – kryebashkiakun Safet Gjici, pasi ka dalë nga zyra në atë gjendje, një i moshuar që ndodhej në ambientet e Bashkisë së Kukësit i ka thënë: “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”.

Sipas Kaçit kjo fjali i ka lënë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga Bashkia në atë gjendje.

“Edhe Alma K në dëshminë e saj thotë se në dalje nga Bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, që sipas Alma K i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga Bashkia në atë gjendje”, thuhet në dosje.

Alma Kaçi gjithashtu ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi dhe bën atë përgjegjës për publikimin e videos.

Kaçi, kur është marrë në pyetje, është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ Fiks Fare, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në Fiks Fare. Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të Fiks Fare, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo