“Mua s’më mungojnë kurrë fjalët, ama ti më ke lënë pa fjalë që në momentin e parë që të pashë…”-Kështu e ka nisur urimin për ditëlindjen e parë të djalit të saj, Einxhel Shkira.
Trev një ditë më parë mbushi 1 vjeç dhe mami Einxhel zgjodhi fjalët më të ëmbla për të uruar të birin. Ajo shprehet se u vonua të bënte postimin, por donte të shijonte gjithë ditën me të.
“Mua s’më mungojnë kurrë fjalët, ama ti më ke lënë pa fjalë që në momentin e parë që të pashë…Sa për pak mendova që po me ndalte dhe zemra nga lumturia që më dha ardhja jote…U vonova ta bëj këtë postim se doja të të shijoja sot gjithë ditën, dua të të shijoj akoma dhe pak vetëm për vete, dua akoma që momentet tona të jenë vetëm tonat…Se kisha menduar kurrë që do e kisha kaq të vështirë të ndaja momentet tona me të tjerët…Urimet e një nëne janë me zemër, me sy, me shpirt…me shpirtin që rilindi me ditën që linde ti, 12/12/2022 dita që do jetë përjetë e jona”, ka shkruar Shkira bashkëngjitur me një video të postuar në “Instagram”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Einxhel ka kohë që është shkëputur nga ekrani për t’iu përkushtuar plotësisht të birit.
Ende nuk ka bërë të ditur nëse do të rikthehet apo do të bëjë edhe pak pushim. Por përtej kësaj ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan momente nga dita e saj me të birin dhe Dj Dagz.
lokimagazine