ShowBizzz

Einxhel Shkira ngre sërish dyshime për një shtatzëni të dytë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë vitin që shkoi prindër të një djali, ndërsa tashmë po përfliten për pritjen e një tjetër fëmije.

Ndjekësit e tyre që janë të vëmendshëm ndaj çdo detaji prej javësh kanë hedhur dyshime se Einxhel mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhow ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”, gjë që lë të kuptohet se po konfirmon aludimet e fansave.

Ndërsa tani një koment në foton e Alban Ramosaj mori sërish vëmendjen e fansave.

M’boni tag n’story naj gotë Gin Tonic”, shkruan Albani në Instagram dhe komenti i Einxhel: “A bon nje gote me uje qe duket si GinTonic?”.

Refuzimi i alokolit, ka bërë që ndjekësit e saj të mendojnë se edhe kjo është një shenjë.