ShowBizzz

Einxhel zbulon bisedën e ëmbël me Dagz para se t’i propozonte

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.

Dyshja janë pindër të një djali dhe të lumtur po vazhdojnë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës.

Ndërsa Einxhel mori edhe propozimin për martesë, mirëpo para se të ndodhte kjo Dj Dagz e kishte “provokuar” situatën më herët, gjatë bisedave të tyre në Whatsapp.

Ka qenë Einxhel që ka zbuluar një bisedë shumë të ëmbël mes tyre ku Dagz i shpreh dashurinë.

“Të du shumë, oj Einxhel Shkira, Gumnishta”

Ndërsa Einxhel i kishte treguar dorën duke lënë të kuptohet se për të patur mbiemrin e tij, duhet të kishte edhe unazën e propozimit.

“Para një viti e provokoi situatën me stil, por mungonte ulja në gjunjë dhe unaza”– shkroi Einxhel, e cila sot i ka realizuar të gjitha dhe po shijon dashurinë e familjes së tyre të bukur.