Lajme

Ekipi i KEDS improvizon një barkë për të arritur tek vendi i prishjes së rrjetit elektrik

KEDS ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut në  disa zona janë paraqitur prishje në rrjetin elektrik.

Më të afektuarat sipas njoftimit  aktualisht janë komunat e Gjilanit dhe Suharekës, ku ekipet  e terrenit po punojnë intensivisht për t’i rikthyer furnizimin me energji të gjithë konsumatorëve sa më shpejt që të jetë e mundur.

“KEDS po e monitoron situatën në vazhdimësi dhe ka angazhuar të gjitha ekipet e nevojshme për ndërhyrje të menjëhershme aty ku paraqitet nevoja”, thuhet nga KEDS.

Ndërsa, ekipi i KEDS-it ka improvizuar një barkë për të arritur tek vendi i prishjes së rrjetit elektrik në segmentin Ferizaj–Viti, i cili është përmbytur nga reshjet e fundit.

Kjo rrugë është e pakalueshme për automjetet.